E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Operacion në disa zona të Kosovës, mbi 30-të të arrestuar, goditet krimi financiar

Një aksion i gjerë policor kundër krimit financiar është zhvilluar në disa rajone të Kosovës. Policia  në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka kryer kontrrolle  në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, duke goditur skemat e fajdeve dhe aktivitetin e paligjshëm të bixhozit.

Gjatë operacionit janë arrestuar 34 persona të dyshuar, ndërsa janë kontrolluar rreth 50 objekte , përfshirë biznese dhe prona private. Autoritetet kanë sekuestruar rreth 170 mijë euro, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për veprimtari ilegale.”

Reklamë

Policia dhe Prokuroria vlerësojnë se ky operacion përbën një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar dhe aktiviteteve të paligjshme që dëmtojnë rendin dhe sigurinë publike. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e rasteve të dyshimta.

Ndërkohë vetëm  3 ditë më parë  një tjetër operacion u zhvullua në veri , ku u  gjatë një sasi e madhe armatimi, municione, radio dhe uniforma ushtarake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë