Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e mengjesit të së martës ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari me iniciale A.S.

Forcat e rëndit kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar te plagosjes  shtetasin me iniciale F.G. 28 vjec banues në Tiranë. Ky I fundit akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

I arrestuari ne orët e para të mengjesit të së martës, konkretisht rreth orës 02:00 në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu policia e Tiranës, sqaron se është arrestuar edhe shtetasi i plagosur A. S., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar objektivit të këtij atentatit iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *