Skënder Gjinushi eshte rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave për një mandat të dytë, në një garë ku nuk kishte kandidatë të tjerë.

 

Rikthimi i tij në këtë post vjen pas miratimit të ligjit të propozuar nga akademia, që heq kriterin e moshës dhe kufizimin e mandatit, duke i hapur rrugë Gjinushit në një tjetër 4 vjecar ne detyre.

 

Pas votimit ku mori 51 vota nga 53 anëtarë, në një proces me dyer të mbyllura, gjinushi u shpreh se votimi ishte demokratik, ndonse u votua vetëm për një kandidat.

 

Në mandatin e dytë në krye të Akademisë së Shkencave, sfidë për Skënder Gjinushit është bashkimi me Institutin e Albanologjisë, teksa do të vijojë punën edhe per 3 projektet e medha enciklopedinë, fjalorin dhe historinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *