Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për skema mashtrimi me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 20.568.304 lekë.

 

Në pranga përfunduan Sh. A., 35 vjeç, administrator i një  shoqërie; S. H., 32 vjeç, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; E. A., 34 vjeç, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private; L. R., 33 vjeç, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private; A. K., 51 vjeç, i përfshirë në skemën e mashtrimit. Ndërkohë, u shpallën në kërkim I. D. dhe D. S.

 

Të gjithë këta shtetas akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *