Policia e Elbasanit ka ndaluar  një shtetas  I cili bashkë me një femër I kanë marrë me dhunë makinën një të njohuri të tyre.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat të premten rreth orës 17:00 në lagjen “Haxhias” pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin dhe është larguar.

 

Pas kallëzimit, në lidhje me këtë ngjarje dhë kërkimeve të nisura në terren, policia ka gjetur mjetin, ka shoqeruar shtetasin e dyshuar, bashkë me një femer.

 

Kjo e fundit dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit, për të tërhequr kallzimin.

 

Forcat e rendit thanë se për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *