Një person, i cili po lëvizte me biçikletë, ka rënë nga ura në fshatin Sheqeras.

Sipas burimeve nga policia lokale, në momentin që ka rene nga ura e fshatit, i plagosuri po e drejtonte biçikletën në gjendje te dehur.

Menjehere pas kesaj ngjarje, ai eshte trasportuar nga banorët e zonës ne spitalin e Korcës nga ku mesohet se ka marre demtime te shumta ne trup dhe koke.

Burime nga spitali bejne te ditur se shtetasi fatmiresisht ndodhet jashte rrezikut per jeten, por është në gjendje të rende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *