Kremlini ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime mbi Ukrainën me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff ditën e nesërme.
“Nesër, supozohet të takohemi me Putinin”, tha Witkoff.
Ai shtoi se “është pala ruse ajo që kërkoi këtë takim”, duke theksuar se vetë kërkesa ishte “një sinjal i rëndësishëm”.
Ky takim vjen ndërsa udhëheqësit evropianë diskutojnë për një konflikt të mundshëm me Rusinë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ndërkohë Rusia vijon me sulmet në Ukrainë. Dy persona u vranë dhe një grua u plagos gjatë natës në bombardimet ruse të qytetit qendror ukrainas të Krivyi Rih.





