I dënuari me 25 vjet burg për vrasje, Fotaq Zaharia, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
“Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 gusht 2024. I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në spitalin e burgjeve më 22 korrik 2024” thuhet në njoftim.
Lexo edhe :
Related Posts
Për shkak të ëprkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore sipas Drejtorisë së Burgjeve u vendos transferimi në QSUT për kujdes të specializuar.
64-vjeçari Fotaq Zaharia i njohur si “i forti i Vlorës” është dënuar për krime të kryera gjatë vitit 1997./vizionplus.tv








