E premte, 30 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dehur në timon përplas çiftin e bashkëshortëve në Shkodrës, arrestohet 51 vjeçari nga Kosova

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në aksin “Kryebushat–Mjedë”, në qarkun e Shkodrës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar një shtetas nga Kosova, me inicialet H. H., 51 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Sipas të dhënave zyrtare, ai i ka ndërprerë rrugën një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi E. P., 75 vjeç, banues në fshatin Juban.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë drejtuesi E. P., bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. P., si dhe mbesa e tyre e mitur, të cilat ndodheshin si pasagjere në automjet. Të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë