Bashëshorti i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, Astriti, u nda nga jeta.
Lajmin e njoftoi vetë Valentina Leskaj në “Facebook”, ku tregoi se ai humbi jetën për shkak të koronavirusit.
Ajo theksoi se ceremonia e varrimit do të jetë private për shkak të situatës pandemike.
“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit.”





