Pas qëndrimit të Raportuesit për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennach që Kuvendi të dorëhiqet nga paketa “antishpifje”, ka ardhur edhe një reagim nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se për këtë çështje duhet të reflektohet sa më parë dhe se “kokëfortësia” nuk i shërben hapjes së negociatave.

“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi”, shkruan Meta.

Thirrjen e Schennach e komentoi është ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha nënvizoi se liria e medias është një kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *