Subscribe

Qeveria ka vendosur te përjashtoje nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import, të jahteve dhe  mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike. Projektligji ka mberritur ne parlament dhe synon ti vije ne ndihme sektorit te turizimit, i cili per shkak te pandemise eshte me i godituri.

Perjashtimi nga TVSH synon te ktheje Shqiperine ne nje vend terheqes per regjistrimin e jahteve ne raport me vendet fqinj te cilat do te mbajne si pasoje flamurin shqiptar duke i bere edhe reklame vendit tone.

Ne relacionin qe shoqeron ndryshimin e ligjit argumentohet se TVSH zero do te ndihmoje Shqiperine; per rritjen e flotës së mjeteve lundruese turistike; dhe per nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës së marinave duke ndikuar tek zhvillimi i turizmit detar.

Aktualisht bregdeti shqiptar ka një potencial të lartë të pashfrytëzuar, me një numër të konsiderueshëm gjiresh që shtrihen përgjatë vijës bregdetare për krijimin e porteve turistike dhe per kete arsye synohet zhvillimi i infrastruturës së marinave dhe rritja e aktivitetit të mjeteve lundruese turistike.

Pritshmerite e Ministrise se Turizmit jane qe TVSH zero te pasohet nga regjistrimi i qindra jahteve qe do te mbajne flamurin shqiptar duke ndihmuar sektorin e turizmit ne kete situate te veshtire te krijuar si pasoje e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *