Subscribe

Policia e Shkodrës dha informacion ne lidhje me helmimin e disa nxenesve ne nje shkolle ne Postrribe,

 

Sipas policise, 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, janë paraqitur për mjekim mbrëmjen e djeshme, në orë 20:50 në Spitalin Rajonal të Shkodrës, me shenja intoksikimi.

 

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër.

 

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat pronarët e Fast Food për deklarime, ndërsa drejtoria e AKU ka nisur verifikimet në lidhje me ngjarjen.

 

Por edhe pse deri më tani ende nuk dihet se nga se janë helmuar fëmijët, Prokuroria e Rrethit Shkodër po vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

 

Me heret mjeket e Spitalit te Shkodres, raportuan per nje numer pak me te larte te nxenesve te paraqitur me simptoma helmimi ne urgjence.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *