“Shtëpinë e Verdhë”, ku UÇK akuzohet se ka kryer transplant organesh, ambasadori i Kosovës në Shqipëri e quan një shpikje serbe. Nait Hasani deklaroi për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se Serbia po e përdor këtë si një argument për të bërë lojë politike.

 

“Për mua është me rëndësi lufta dhe mbrojtja e luftës. “Shtëpia e Verdhë” është shpikje e Serbisë për qëllime politike. Ne do t’i tregojmë gjykatës se nuk ka patur “Shtëpi të Verdhë”.”

 

Diplomati theksoi se pa luftën e UÇK, sot Kosova nuk do të ishte e lirë. Prandaj ai tha se të gjithë duhet të jenë në mbështetje të njëri-tjetrit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *