Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa...

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra...

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon...

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore shqiptare. Ja...

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin...

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por do të...

Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

Hartoi rezolutën kundër ushtarëve të UÇK, ndërron jetë Dick Marty

29 Dhjetor 08:46

Mediet zvicerane thanë se ish senatori Dick Marty vdiq të enjten në moshën 78 vjeçare. Vdekjen e tij e konfirmoi edhe Partia Radikale e qendrës së djathtë.
Emri i zotit Marty i cili kishte shërbyer si prokuror në Zvicër dhe më pastaj si kryesues i komitetit për çështje juridike dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bë i njohur pasi në vitin 2010 publikoi një raport që përmbante akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Raporti i tij i cili u miratua në janar të vitit 2011 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, çoi në themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, e cila vepron me ligjet e Kosovës por me personel ndërkombëtar.

Aktualisht është në zhvillim e sipër procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, por pretendimet për trafikim organesh nuk janë përfshirë në asnjë prej akuzave.

Në pranverën e vitit 2022 zoti Marty, tha se ishte vënë nën mbrojtje të armatosur në shtëpinë e tij, nga fundi i vitit 2020 për shkak të kërcënimit ndaj jetës së tij.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve serbe të zbulimit, të cilët u kanë kërkuar vrasësve profesionistë të nëntokës, të më likuidojnë dhe thjeshtë të fajësojnë njerëzit nga Kosova për këtë”, u tha ai medieve zvicerane.

Beogradi i hodhi poshtë këto pohime.

Në tetor të vitit 2022 Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, pasi në muajin korrik Kuvendi i Shqipërisë miratoi nje Rezolutë në të cilën thuhej se raporti i hartuar përmban pretendime, të cilat mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Lufta në Kosovë që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare. Por Gjykata e Posaçme nuk trajton asnjë rast të krimeve të luftës të kryera nga forcat serbe./VOA/

Posted Under:
Anash Bota Kosova
Tagged:
dick marty Gjykata speciale Rezolutë UÇK

Nga e njëjta kategori

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa bisedimet të finalizohen, çdo gjë është spekulim

më shumë...

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

më shumë...

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori

më shumë...

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra nga një balonë me ajër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:44

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i...

10:34

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

10:14

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

9:47

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person...

9:11

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të...

8:46

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore...

8:24

Pagesë me kartë për turistët, por të...

8:00

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por...

7:50

Protestë në Tiranë, qytetarët “bashkohen” para Kryeministrisë...

7:22

Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin

6:42

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

6:32

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit,...

5:45

Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial...

5:23

Zjarr në Pllanë të Lezhës, flakët përfshijnë...

5:10

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë...

4:50

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama:...

4:28

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

4:14

“Vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”,...

4:07

Fati i uraniumit në pritje të akordit...

3:30

Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental...

Më të klikuarat

  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • “Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi n...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.