Nuk është piste e re per fluturimet ajrore, por një segment i përfunduar i Bulevardit te ri te Tiranës. 5 dite para zgjedhjeve te përgjithshme, bashkia hap 400 metrat e pare te segmentit qe do t’i sjelle zhvillimin pjesës veriore te kryeqytetit, nga Stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranës. Edi Rama dhe Erion Veliaj kane bashkuar duart për ndezjen e dritave dhe inaugurimin e këtij investimi miliona dollarësh.

 

Brenda një viti pritet te përfundojë ndërtimi i plote i zgjatimit te Bulevardit deri ne Lumin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tregoi se projekti i Bulevardit ka qene plani i Edi Rames kur ishte kryetar bashkie dhe sot ai ka zbatuar vizionin e tij. Per te përmbyllur kete investim dhe te tjera projekte për zhvillimin e kryeqytetit, Veliaj kërkoi votën e banoreve te Tiranës, per Partine Socialiste.

 

Edhe kryeministri Edi Rama deklaroi se vota për nje mandat te dyte qeverisës, do te siguroje vijimin e investimeve ne Tirane dhe gjithë Shqipërinë. Segmenti i hapur i Bulevardit te ri, aktualisht do te jete funksional vetëm per këmbësoret dhe parkimin 320 vendesh. I gjithë projekti për ndërtimin e bulevardit 1.7 kilometër te gjate përfundon brenda një viti dhe kushton 27 milion dollarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *