Subscribe

Nga 18 shtatori në derën tuaj do të trokasin të rinj që do të mbledhin të dhënat për censusin e popullsisë dhe banesave.

 

Instituti i statistikave konfirmon se ka përfunduar trajnimi i stafit si dhe baza materiale elektronike për mbi 7000 punonjës. Këtë vit, sfida kryesore ishte gjetja e stafit.

 

ELSA DHULI

DREJTORE E PERGJITHSHME E INSTAT

 

Data 18 shtator është dita e censusit, ndaj dhe INSTAT do të nisë mbledhjen në terren të të dhënave për censusin e popullsisë dhe banesave. Janë mbi 7000 persona që kemi rekrutuar. Kjo ishte padyshim një sfidë për ne, për të rekrtuar stafin e terrenit, pasi janë ata që do të mbledhin të dhënat, janë kontrollorët që do mnitorojnë cilësinë e të dhënave si dhe mbikqyrësit e të gjithë procesit.

 

Ky do të jetë pyetësori i cili përmban pyetje për banesën, familjen, vendbanimin etj. Por tre prej pyetjeve të parashikuara, për besimin, etninë dhe fenë do të jenë opsionionale për tu përgjigjur.

 

Këto tre pyetje kanë opsionin e të mos përgjigjes. Të gjitha pyetjet e tjera janë detyruese për tu përgjigjur

 

Drejtorja e INSTAT thotë se është detyrim përgjigja e pyetjeve për censusin, në të kundërt do të ketë dhe penalitete.

 

Penalitetet aplikohen në rastin kur anketuesit kanë vizituar banesën tre herë rresht dhe familjarët refuzojnë të japin përgjigje.

 

Puna në terren për mbledhjen e të dhënave do të zgjasë 6 javë. Rezultatet e paraprake do të jenë gati në qershor të vitit të ardhshëm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *