British Airways bëri të ditur se hakerat kanë sulmuar të dhënat e kësaj kompanie duke vjedhur informacione për rreth 380,000 kartela krediti të klientëve.

Megjithatë kompania ajrore britanike tha se ky sulm nuk ka rrezikuar udhëtimet apo informacionet në pasaporta.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Alex Cruz, kërkoi falje për rrjedhjen e të dhënave dhe tha se kjo është shkelja më e keqe e sigurisë në kompani në 20 vjetët e fundit.

Sulmi nga hakerë të panjohur ka ndodhur në periudhën 21 gusht – 5 shtator, tha British Airways, duke i këshilluar konsumatorët që mendojnë se mund të kenë qenë të prekur, të kontaktojnë ofruesin e tyre të kartelave të kreditit dhe të ndjekin udhëzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *