Rreth 200 persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët pretendohet se janë anëtarë të grupit të dalë së fundmi “El Machete”, kanë bastisur qytetin Pantelho në Meksikë. Ata dogjën shtëpi, automjete, si dhe rrëmbyen 21 persona.

 

Një zyrtar nga Zyra e Prokurorit të Chiapas, i cili nuk dëshironte që ta tregonte identitetin, tha se për këtë incident është hapur një hetim.

 

Grupi i quajtur “El Machete” u themelua me pretendimin për të luftuar sulmet e karteleve të drogës që vepronin në Chiapas. Duke u deklaruar si “forcat mbrojtëse”, grupi ishte zotuar të luftonte krimin e organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.