Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

SHBA-të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane

Gjendet në përrua i pajetë një 65-vjeçar në Korçë,...

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me...

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët e opozitës...

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo de la...

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë gruan në...

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse, puthje dhe...

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat e bardha...

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi i çdo...

Evropa në valën e të nxehtit: Temperaturat arrijnë deri...

Grupi demokrat: Ja katër propozimet tona për ndryshimin e sistemit zgjedhor (DOKUMENTI)

6 Mars 11:49

Grupi Parlamentar “Demokrat” ka bërë publike propozimet kryesore për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Këto propozime i jaë bërë këshillit politik të reformës zgjedhore nga përfaqësuesja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari.

Janë katër opsione të propozuara nga deputetet e këtij grupi.

Më poshtë janë të detajuara të gjithë propozimet e Rudina Hajdarit, Myslim Murrit, Ralf Gjonit dhe deputeteve të tjerë të opozitës së re.

 

Opsioni i Parë: Propozuar nga deputeti Ralf Gjoni (Nisma Thurje) dhe deputeti  Myslim Murrizi (me disa ndryshime të vogla midis tyre);

 

  1. SISTEMI PROPORCIONAL KOMBËTAR – NJË ZONË ZGJEDHORE – KUVENDI ME 100/140 DEPUTETË; (Modeli i Kosovës)

 

**  Zbatimi i këtij sistemi kërkon ndryshime në Kushtetutë.

 

 

 

Opsioni  i  Dytë:   Propozim i tre deputetëve;

 

  1. SISTEMI PROPOCIONAL RAJONAL, I KORREKTUAR ME LISTË KOMBËTARE;

 

Përbërja e Kuvendit nga 140 deputetë:

 

  • 100 deputetë do të zgjidhen në 12 njësitë zgjedhore, korresponduese të 12 qarqeve. Numri i mandateve për çdo njësi zgjedhore do të llogaritet duke përdorur si kriter numrin e shtetasve të regjistruar në listën e zgjedhësve në njësinë zgjedhore përkatë

 

  • Lista korrektuese kombëtare do të ketë 40 mandate, të përkthyera në 40 deputetë. Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, në rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme.

 

40 mandatet e listës korrektuese kombëtare ndahen në:

 

  1. 10 mandate, të cilat ndahen midis dy partive të para, që kanë fituar më shumë vota në rang vendi;

 

  1. 30 mandate, të cilat ndahen midis partive të tjera që kalojnë pragun 2.5%.

Ndarja e mandateve bëhet në përputhje me përqindjen e votave të fituara nga subjektet zgjedhore përkatëse.  Mbetjet pas presjes dhjetore kalojnë në favor të partisë me numër më të madh të votave të fituara.

 

  • Votimi do të bëhet me lista të hapura, me dy fletë:

– Fleta e votimit për njësinë zgjedhore (qarkun);

– Fleta e votimit për listën korrektuese kombëtare;

 

 

**  Zbatimi i këtij sistemi kërkon ndryshime në Kushtetutë.

 

 

 

Opsioni  i  Tretë:

 

  1. SISTEMI PROPOCIONAL RAJONAL, ME 12 NJËSI ZGJEDHORE, TË GRUPUARA NË 4 RAJONE ZGJEDHORE;

 

                

Rajoni Verior me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër;

– 27 deputetë

 

Rajoni Tiranë me përbërje: Njësia Zgjedhore – Tiranë;

– 34 deputetë

 

Rajoni Qëndror me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Durrës, Elbasan, Korçë,

Berat;

– 39 deputetë

 

Rajoni Jugor me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Fier, Vlorë, Gjirokastër;

–  40 deputetë

 

KUSHTET:

 

  • Votim me lista të hapura, me jo më shumë se 5 (pesë) preferenca;
  • Koalicionet garojnë me listë të përbashkët;
  • Pragu natyror.

     

 

** Zbatimi i këtij sistemi mund të bëhet edhe pa kërkuar ndryshime në Kushtetutë.

 

 

Opsioni  i  Katërt:

 

  1. SISTEMI MAZHORITAR, I KORREKTUAR ME LISTË PROPOCIONALE KOMBËTARE

                                                  

Kuvendi përbëhet  nga 140 deputetë:

  • 100 deputetë zgjidhen në zona njëemërore, zgjedhje me një raund;
  • 40 deputetë zgjidhen në bazë të votave të fituara nga subjektet në rang vendi;
  • Pragu 2.5%.

 

Mandatet e listës propocionale ndahen:

  • 10 mandate midis dy partive që fitojnë më shumë vota në rang kombëtar, dhe;
  • 30 midis partive të tjera që kalojnë pragun.

 

Votim do të bëhet me dy fletë:

  • Votë për kandidatin;
  • Votë për partinë.

 

KUSHTET:

 

–   Votimi në propocional bëhet me listë të hapur, me jo më shumë se 5 (pesë)

preferenca.

 

** Zbatimi i këtij sistemi kërkon ndryshime në Kushtetutë.

 

 

Deputetet e grupit parlamentar demokrat kanë rënditur edhe disa nga problemet që i shohim të lidhura me modelin zgjedhor aktual, dhe veçanërisht me aplikimin e listave të mbyllura partiake dhe zonat e vogla zgjedhore.

 

 

 

  1. Pabarazia e votës;

 

  1. Pabarazia në garën zgjedhore;

 

  1. Deformimi i vullnetit të zgjedhësve;

 

  1. Influenca politike e individëve të lidhur më botën e krimit;

 

  1. Cilësia e përfaqësimit në Kuvend dhe Këshilla Bashkiak;

 

  1. Kufizimi i të drejtës për të zgjedhur dhe dobësimi i qytetarit;

 

  1. Dekurajimi i qytetarit për të marrë pjesë aktivisht në jetën politike të vendit;

 

  1. Prishja e raporteve të forcës brenda partisë politike dhe destabiliteti politik;

 

  1. Pesha e ulët e grave në Kuvend dhe Këshilla Bashkiak;

 

  1. Influenca e interesave të caktuara ekonomike dhe dobësimi i forcës së shtetit;

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Ndryshime Sistemi Zgjedhor

Nga e njëjta kategori

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët e opozitës kërkojnë masa konkrete nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

më shumë...

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse, puthje dhe përqafime mes dy liderëve

më shumë...

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare

më shumë...
Denis Çumani

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas 5 muajsh dy kushërinjtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:15

SHBA-të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane

4:02

Mjeti bujqësor del nga rruga në Pogradec,...

3:39

Gjendet në përrua i pajetë një 65-vjeçar...

2:44

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe...

2:42

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët...

2:28

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo...

2:02

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë...

1:55

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse,...

1:45

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit nga policia, përplasi...

1:36

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian...

1:12

Javë vendimesh të rëndësishme, Meri Gjini bën...

1:05

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat...

12:59

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi...

12:50

Evropa në valën e të nxehtit: Temperaturat...

12:45

Festivali Kombëtar i Sazeve, grupet folklorike performojnë...

11:59

Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi,...

11:40

Aeroporti i Vlorës, Pacolli thirrje SPAK për...

Denis Çumani
11:06

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë,...

10:49

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në...

10:43

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

Më të klikuarat

  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.