Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në Fushë-Krujë.

 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në banesën e shtetasit Isuf Çela 65 vjeç, në zonën e SMT-së, nga persona të paidentifikuar.

 

Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Ata kanë hyrë në banesën e 65-vjeçarit duke i marrë një sasi parash, por ende nuk dihet shuma. Gjithashtu bëhet  me dije se 65 vjeçari kishte një biznes privat për rregullimin e elektorshtëpikave.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *