Subscribe

Arrestohet  autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie  në bulevardin kryesor të Durrësit, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.

 

Forcat e policisë së Durrësit falë metodave special të hetimit kanë zhvilluar operacionin ” Argjendaria”, teksa në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:  Robert Hasmuça 22 vjeç, banues në kryeqytet..

 

Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë në datë 18 prill të këtij viti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *