Subscribe

U desh të ndodhte ngjarja terrorizuese në Tushemisht, ku breshëri me plumba u derdhen ndaj një hoteli mbushur me pushues, që policia të godiste një nga grupet më të rrezikshme kriminale në juglindje të vendit.

Një muaj pas kësaj ngjarjeje te rëndë, ministri Lleshaj, e cilësoi operacionin si një sukses, ndonëse pronari i hotelit i kishte denoncuar edhe më parë autorët.

SANDER LLESHAJ

MINISTER I PUNEVE TE BRENDSHME

Së fundmi, opinioni publik është njohur me një ngjarje të rëndë, e cila u shoqërua pastaj me një aksion shumë të rëndësishëm të Policisë që çoi në zbulimin dhe goditjen e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, i cili ka shkaktuar një moment shumë optimist në mbarë qytetin e Pogradecit, për faktin se u godit vërtetë fort dhe shpejt një grup i ndërlikuar kriminal.

Nga Pogradeci, ku zhvilloi një inspektim në komisariatin e policisë, Lleshaj foli edhe për masat e marra për ofrimin e shërbimeve online, ndërsa paralajmëroi shtim të patrullave në terren.

Konstatova me kënaqësi se fluksi i qytetarëve që vijnë fizikisht në hyrje, ose në Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve në Komisariat, tashmë ka rënë. Kjo për arsye se shërbimet ofrohen online. Burimet njerëzore që çlirohen do t’i angazhojmë më mirë në funksion të rendit dhe sigurisë publike, përmes shtimit të patrullave dhe përmes shtimit të kapaciteteve në funksion të rendit dhe të sigurisë në këtë qytet të rëndësishëm turistik të vendit.

Sipas Lleshajt, strukturat e policisë e menaxhuan me sukses sezonin turistik .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *