Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Bardhyl Capo, 60 vjeç, i cili dyshohet se është autori i plagosjes së një 29-vjeçari.

 

Sipas policisë Capo, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin I.K, 29 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Ky i fundit është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *