Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano mblodhi sot paradite drejtuesit e 12 qarqeve me te cilet diskutoi mbi ngjarjet e fundit kriminale.

 

Siguria, perplasja e bandave dhe lufta ndaj kultivimit të drogës ishin ne fokus te takimit, ndersa drejtorët e qarqeve raportuan për punën e kryer.

 

Nano i paralajmëroi vartesit me largim nga puna nëse nuk përmirësijne parametrat e rendit dhe sigurisë.

 

Në takim është diskutuar edhe thellimi i hetimeve dhe bashkëpunimi me institucione të tjera ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjeve kriminale  si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *