Aktekspertimi i mjekesise ligjore mban peng edhe per dy jave te tjera procesin per admir muratajn, i cili u deklarua i vrare ne grabitjen e bujshme të rinasit me 9 prill.

Gjatë seancës gjyqësore, prokurori eneid Nakuçi tha se mjekesia ligjore ka verifikuar se nga shenjat e gishtave rezulton se viktima eshtë Admir Murataj, por nuk kane ende ne dosje akt-ekspertizen e zbardhur.

Po ashtu, sipas prokurorit edhe gjendja civile ne tropoje nuk ka bere ende çregjistrimin e tij.

Nisur nga keto fakte, gjykata urdhëroi edhe një herë komisariatin e vores per te bere kerkimet per admir muratajn. Thënë ndryshe, gjyaka nuk është bindur për vdekjen e tij vetëm duke u bazuar tek shenjat e gishtërinjve.

Ky vendim i gjykatës rikthen misterin lidhur me fatin e Admir Muratajt dhe rrethanat e vdekjes së tij. Nga ekspertiza mjeko ligjore rezulton se ai humbi jetën nga një plumb kallashnikovi në pjesën e kokës. Por ende nuk janë gjetur të dhëna shtesë për të saktësuar nëse u qëllua nga policia apo dikush tjetër.

Nga ana tjetër, vajza e Muratajt, nëpërmjet avokatit të saj dorëzoi në prokurorinë e krimeve të rënda kërkesën që pjesë e hetimeve të merret edhe patrulla e fnsh-së që ishte e pranishme gjatë shkëmbimit të zjarrit, me pretendimin se i ati mund të jetë vrarë qëllimisht.

Ndërsa avokati i të cilësuarit si “Daja” nga kosova, shprehet se klienti i tij po mbahet në burg pa prova.

Edhe per familjaret e tij, arrestimi i Ragip Hajdinit është i padrejtë.

Për grabitjen e 6 milionë eurove, në burg janë gjatë persona, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *