Gjykata administrative vendosi shfuqizimin e të gjitha masave disiplinore që Kuvendi kishte marrë ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.
22 ligjvënësit e opozitës goditën në gjykatë vendimin e sekretariatit për përjashtimin e tyre nga 40 deri në 60 ditë, pas seancës ku ata dogjën karriget.
PD argumentoi se rregullorja parashikon përjashtimin për dy muaj vetëm kur deputetët përdorin mjete piroteknike brenda sallës së Parlamentit, por jo në oborrin e Kuvendit.
Ky argument duket se bindi gjykatën, e cila vendosi që dënimi për Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbatin, që bllokuan foltoren, duhet të jetë përjashtim me 10 ditë ndërsa për 19 deputetët e tjerë të cilët vetëm nxorën karriget jashtë, duhet të jetë 5 ditë.
Sipas gjykatës, përjashtimi i deputetëve ka përfunduar që në 12 tetor, e për pasojë, nesër pritet që të gjithë deputetët të marrin pjesë në parlament. /vizionplus.tv





