Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin tuaj”, AKSK...

Përmbysje e “çmendur”, Bajerni dhuron spektakël në Bundesliga

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës: I ke...

Mali në alarm pas sulmeve, separatistët zhysin vendin në...

Sulmet në shkolla, Ergogan shkarkon zv/ministrin e Arsimit!

Ukraina zgjeron sulmet me dronë, goditen për herë të...

Melania Trump shton koshere bletësh në Shtëpinë e Bardhë

Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga shtrenjtimi i...

Berisha shpërthen ndaj Salianjit: Dreka e darka me Agasin...

Gjosha: Kthimi i vizave nga Holanda tregon se negociatat në qershor nuk do hapen

16 Prill 19:13

Kërkesa e parlamentit holandez për rikthimin e përkohshëm të regjimit të vizave me Shqipërinë, ka sjell reagimin edhe të ish ministrës së Integrimit, Klajda Gjosha.

Përfaqësuesja e LSI, nëpërmjet një konference për shtyp e konsideron këtë si një ngjarje të jashtëzakonshme  që prek të gjitha shqiptarët.

 

Kjo është një ngjarje të jashtëzakonshme që prek të gjithë qytetarët shqiptarë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sot Parlamenti holandez ka votuar me 108 vota pro dhe 42 kundër për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të lartë me origjinë shqiptare që ka shkaktuar një problematikë të madhe në vendin e tyre. Parlamenti më tej kërkon ti drejtohet Komisionit Europian që të miratojë këtë kërkesë, qoftë edhe vendosjen e vizave vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, dhe rikujtoj këtu që çdo vend i Bashkimit Europian, flas këtu për një procedurë të miratuar vite më parë, ka të drejtë t’i kërkoj Komisionit Europian rikthimin e vizave nëse atyre u cenohet siguria e tyre kombëtare. Dhe në këtë rast pikërisht bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të tyre, për sigurinë e qytetarëve të tyre, për shkak të krimit të lartë, i cili tashmë është eksportuar nga pala shqiptare. Ky vendim i paprecendtë, të cilin e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, që pas konkluzioneve të Këshillit në Qershorin e kaluar, po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen.

 

Ish deputetja e LSI ka edhe një thirrje për Ministrin e Jashtëm në detyre gent Cakaj:

 

I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare. I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre, dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë. I bëj thirrje të nisë urgjentisht bashkëpunimin me institucionet e rendit të Hollandës dhe të vendeve të tjera anëtare, për të goditur në partneritet këtë fenomen që po cënon rëndë të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje Kryeministrit të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.Të vetmen arritje që në fakt e gjeti gati qeveria Rama, sot po e zhbën për shkak të asaj ç’ka konfirmuar disa kohë më parë edhe vetë DASH, ku Shqipëria është kthyer tashmë në një vend operacional, i cili rrezikohet krimi i organizuar dhe kjo kalon përtej kufijve shqiptarë, duke rrezikuar Europën dhe mbarë botën.

 

Klajda Gjosha shton se me këtë vendim të parlamentit holandez, kanë marrë fund njëherë e mirë shpresat e Shqipërisë për celjen e negociatave në qershor.

 

Sot të nderuar qytetarë, ka marrë fund edhe vendimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë  në muajin qershor. Nuk është opozita ajo që mban peng këtë proces historik të vendit tonë, por është krimi i organizuar, korrupsioni në nivele të larta, numri alarmant i azilkërkuesve që kanë pushtuar kufinjtë europianë, shkelja që i është bërë marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në mungesën e transparencës dhe konkurrencës në tendera, keqqeverisja dhe kapja e shtetit.Sot gjithsecili nga ne ndihet i lënë në baltë nga njerëzit që e drejtojnë këtë vend dhe që çdo ditë e dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Partneriteti i shtetit me krimin, po dhunon çdo moment të drejtat e qytetarëve shqiptarë, po dhunon lirinë e lëvizjes, po dhunon ëndrrën evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Gjosha Holand negociata

Nga e njëjta kategori

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës: I ke bërë llogaritë gabim, do të të çmontoj

më shumë...

Berisha shpërthen ndaj Salianjit: Dreka e darka me Agasin e eksponentë të krimit, e pret fati i Bashës

më shumë...

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma shtyhet për në vitin 2031

më shumë...

Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Self

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:07

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

5:57

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin...

5:49

Përmbysje e “çmendur”, Bajerni dhuron spektakël në...

5:35

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës:...

5:20

Mali në alarm pas sulmeve, separatistët zhysin...

5:08

Sulmet në shkolla, Ergogan shkarkon zv/ministrin e...

4:45

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:26

Ukraina zgjeron sulmet me dronë, goditen për...

4:19

Katër shenjat e Horoskopit që do kenë...

4:11

Melania Trump shton koshere bletësh në Shtëpinë...

4:05

U ndaluan për vrasjen në Memaliaj, Gjykata...

3:40

Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga...

3:31

Berisha shpërthen ndaj Salianjit: Dreka e darka...

2:53

“Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”,...

2:41

Ermiona Lekbello mbyll rrugëtimin, emocione të forta...

2:24

“Kishte një bisedë pas”, Dasara Karaiskaj zbulon...

1:58

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim...

1:36

Adionit në një lidhje me këngëtaren e...

1:36

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë...

1:22

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje...

Më të klikuarat

  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.