E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është larguar nga Pakistani përpara mbërritjes së delegacionit amerikan, sipas konfirmimeve të publikuara të shtunën nga disa media iraniane.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së mëparshme të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cili bëri të ditur se dy delegacionet nuk do të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Islamabad.

Ndërkohë, media izraelite Kan News, duke cituar burime nga Pakistani, raportoi se delegacioni amerikan pritet të mbërrijë gjatë mbrëmjes. Sipas të njëjtave burime, Teherani refuzon të hyjë në bisedime me Uashingtonin derisa të hiqet bllokada në Ngushticën e Hormuzit.

Po ashtu, ndërmjetësit pakistanezë shfaqen pesimistë lidhur me ecurinë e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë