E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmet në shkolla, Ergogan shkarkon zv/ministrin e Arsimit!

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka shkarkuar zëvendësministrin e Arsimit, pas dy sulmeve me armë në shkolla gjatë muajit prill, që vranë nëntë persona, sipas një dekreti presidencial të botuar në gazetën qeveritare.

Tetë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues, u vranë kur një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Kahramanmaras.

Sipas autoriteteve, 14-vjeçari kishte në zotërim pesë armë zjarri dhe ishte djali i një ish-komandanti policie, i cili u arrestua.

Në një sulm tjetër në provincën e Sanliurfas, një ish-nxënës hapi zjarr në shkollën e tij të vjetër të mesme dhe më pas kreu vetëvrasje. Sipas dekretit presidencial, zëvendësministri i Arsimit Nazif Yilmaz u shkarkua nga detyrat e tij dhe u zëvendësua nga Jihad Demirli.

Dy sulmet tronditën opinionin publik dhe Erdogan njoftoi se qeveria e tij do të vendoste kufizime mbi pronësinë e armëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë