Aulona Ajrullau Berisha, partnerja e modelit Egzon Berisha ishte e ftuara e kësaj të mërkure në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti.

Aulona ka treguar më shumë detaje nga njohja me modelin, me të cilin ka 8 vite njohje. Ajo thotë se çdo gjë ka filluar nga një video në Instagram që Egzoni e kishte bërë “save”, pa e ditur se vajza që ishte protagoniste më vonë do bëhej partnerja e tij.

Ai po tregon kulturën, respektin ndaj të tjerëve edhe shumë gjëra të tjera. Edhe pse jemi në lidhje, ne jemi në distancë.  Unë e ndjek 24 orë.

Para se të vinte Egzoni në Kumanovë një foto dhe video timen e kishte bërë save. Rastësisht u takuam në një kafe dhe ai merr telefonin dhe sheh foton e më sheh mua. Shoqet më thanë që është model, se ai ishte në fillimet e tij. Kureshtja pas dy tre ditëve unë e pash në Insta dhe i bëra “follow”, por ai nuk ma pranoi. Më pas ja hoqa dhe ai më bëri vetë.

Rreth 1 vit e gjysëm kemi folur si shok, se kemi qenë në distancë. Tek Egzoni në fillim më ka pëlqyer karakteri, që është një djalë i edukuar dhe i respektuar.

Unë jam shtysa, nuk është e vështirë distanca. Nuk jam xheloze sepse e njoh dhe nuk më lë hapësirë për të xhelozuar”, tha ajo.

Aulona më tej ka folur edhe për rrugëtimin e Egzonit në “Ferma VIP”. Ajo tha se ka marrë shumë ftesa nga programe të ndryshme por i ka refuzuar. Pranimi në fermë shtoi Aulona erdhi nga dëshira e madhe që Egzoni ka për jetën e fshatit dhe për të provuar se sa ja del.

Ditët e fundit po e shoh më të angazhuar. Ditët e para nuk ka qenë në nominim, por tani ka filluar garën tamam si fermer.

Egzonin e kanë fttuar edhe në reality të tjera, por fermën e pranoj sepse i pëlqen jeta e fshatit. Ai i ka dashur kafshët dhe do të sfidojë veten se si do ja dalë në fshat. Karakteri është pika më e fortë e Egzonit. Ai është tip i vendosur dhe atë që mendon e çon deri në fund.

Deri më tani po i menaxhon shumë mirë situatat. Edhe familja e tij e mbështet shumë”, tha ajo.

Lidhur me planet për të ardhmen, Aulona theksoi: “Jemi duke e menduar një dasëm. Ndërsa një fëmijë ende jo”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *