Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri uroi Blerim Sherën për fitoren e zgjedhjeve në bashkinë e Vorës.

 

Shera sipas KQZ mori më shumë se 69% të votave përkundrejt dy rivaleve të tij të PD dhe të “Shtëpisë së Lirisë”.

 

 

Urime dhe suksese në detyrën e tij Kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës, Blerim Shera.

Faleminderit çdo qytetari e qytetareje të Vorës, që edhe një herë votëbesuan Partinë Socialiste për t’u qeverisur.

Jam i bindur se Blerimi do të përfaqësojë denjësisht të gjithë qytetarët e Vorës, përtej ndasive politike.

Me Blerimin dhe mbështetjen e qeverisë do t’i shkojmë deri në fund procesit të rindërtimit e mjaft projekteve transformuese për Vorën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *