Damian Gjiknuri, në cilësinë e bashkëkryetarit për reformen zgjedhore priti ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf.

Gjiknuri shkruan në facbeook se vec diskutimeve me kryedipomatin gjerman në Tiranë për ecurinë e këtij procesi, ai shprehu gatishmërinë e mazhorancës për bashkëpunim në kuadër të reformës zgjedhore jo vetëm me opozitën parlamentare por edhe me atë joparlamentare.

 

Gjiknuri shkruan gjithashtu se është dakortuar me bashkëkryetaren e komisionit për reformen zgjedhore Rudina Hajdari që brenda këtij muaji të organizohet një tryezë diskutimi gjithëpërfshirëse në lidhje me kete reforme.

 

 

Me ambasadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore. Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare. Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit zj.Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda Shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zgjedhor

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *