Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar ku po ndërtohen dy tombino që zgjidhin problemin e përmbytjeve.

 

Gjiknuri duke u ndalur tek punimet, deklaroi se kjo është ndërhyrja e parë serioze që po bëhet për sistemimin e një problemi shumëvjeçar.

 

Sipas tij, më në fund po merr zgjidhje çështja e përmbytjeve që ndodhnin në këtë pjesë të autostradës sa herë kishte reshje intensive të shiut.

 

“Pra merr zgjidhje çështja e përmbytjeve që ndodhnin në këtë zonë sa herë kishte reshje intensive të shiut. Me këtë investim ne evitojmë pjesën më të madhe të këtij problemi me të cilin qytetarët u ndeshen jo vetëm vjet por edhe më parë. Investimi është në kuadër të programit rehabilitues të rrugëve. Kërkojmë ndjesë për ndonjë pengesë që mund të krijohet gjatë këtyre ditëve në trafik por kjo është e domosdoshme për të evituar probleme edhe më të mëdha. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë në këtë rast. Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro. Një vlerë e cila nuk ishte menduar më parë për mirëmbajtjen e rrugëve. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparimin e disa akseve kryesore. Edhe gjatë ditëve me reshje dëborë u vu re se programi i mirëmbajtjes po funksionon shumë mirë. Në total janë 250 kilometra ku është ndërhyrë për rehabilitim, rikonstruksion e rregullim shtresash asfaltike”

 

Gjatë inspektimeve të punimeve, Gjiknuri shoqërohej nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *