E mërkurë, 21 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

Rreth dy orë ka zgjatur protesta e 8-të kombëtare e Partia Demokratike e Shqipërisë. Fillimisht, protestuesit janë ndalur para Kryeministrisë, ku nuk ka pasur asnjë incident.

Për herë të parë nuk janë hedhur flakadanë dhe molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Reklamë

Menjëherë më pas, protestuesit janë nisur në drejtim të Ministrisë së Brendshme, ku janë ndalur nga policia, e cila kishte formuar një kordon sigurie.

Në këtë moment ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit kanë hedhur gurë, molotov dhe fishekzjarre. Si pasojë, janë lënduar 3 efektivë policie, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Ndërkohë, policia ka përdorur disa herë ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Si pasojë e hedhjes së bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjësve të policisë nga disa protestues, mbetën të lënduar tre efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë