Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha pas përfundimit të mbledhjes se mazhoranca kërkon të depolitizohet administrata zgjedhore. Ai bëri me dije se as për këtë pikë nuk ka dakordësi me opozitën.

“Ne jemi për depolitizim të administratës zgjedhore. Mirëpo, opozita u tërhoq. Dispozitat janë gati. Ka vend edhe për propozimet që ka dhënë opozita. Besoj se kemi formulë alternative kompromisi. Por jo cdo dëshirë mund të kthehet në realitet. Për praninë e policisë në zgjedhje, nuk ka model që të ketë drejtor policie për zgjedhje. Kjo nuk njihet në asnjë vend të botës.”

Sa i takon teknologjisë në zgjedhje, Gjiknuri deklaroi se mazhoranca në parim është dakord, por shtoi se është një çështje që duhet parë më në detaje.


“Jemi dakord për teknologjinë. Por zgjedhjet nuk mund të vihen në diskutim, është apo jo teknologjia. Uroj që kjo të mos përdoret si sebep. Kemi rënë dakord për hapje të kutive normalisht, monitorimi i qendrave të votimit me kamera, etj.. Por ne nuk kemi dhënë dot garanci 100 përqind. ODIHR ka kthyer përgjigje e thotë se rekomandohet se teknologjia nuk duhet më shumë se 10 përqind e duhet bërë shkallë shkallë. Por edhe votimi tradicional njihet nga ndërkombëtarët.”

Një tjetër pikë për të cilën u ndanë palët është edhe roli i policisë në zgjedhje.

“Policia nuk është vetëm për organ i përkohshëm për zgjedhje. Policia ka misione të tjera. Ka standard për policimin.”

Lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor, një kërkesë e Rudina Hajdarit, Damian Gjiknuri tha se për të do të diskutohet pasi të miratohet Kodi Zgjedhor, nëse përfaqësuesit nuk gjejnë dakordësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *