Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Gjermania: Sërish “i sëmuri” i Evropës?

Nga Henrik Böhme
Redaktor DW
2 Gusht 09:39

Ishte pak para fillimit të mijëvjeçarit, kur revista britanike e biznesit The Economist erdhi në një konstatim shkatërrues për ekonominë gjermane. “Gjermania është The sick man oft the Europe – njeriu i sëmurë i Evropës. Asokohe tingëllonte si një thirrje zgjimi nga gjumi edhe për politikanët gjermanë, të cilët, ende të dehur nga vitet ekonomikisht të forta pas ribashkimit, kishin refuzuar çdo reformë. Këto reforma u kompensuan nga qeveria e kancelarit të atëhershëm Gerhard Schröder (SPD), për shembull, me reformën e tregut të punës, të njohur si Hartz IV.

Gjendja ndryshoi për të mirë dhe kjo zgjati 14 vjet. Një grup ekonomistësh nga Berlini dhe Londra shkruajtën një ese për Gjertmaninë me titull: Nga njeriu i sëmurë i Evropës në një superstar ekonomik.

Përkeqësimi i gjendjes dhe parashikimet e këqija

Por tani sërish po bën xhiron shprehja e atëhershme “i sëmuri i Evropës”. Ekonomia gjermane nuk po arrin të rimëkëmbet nga kriza e fundit. Prodhimi ekonomik ka shënuar ngecje në gjashtë muajt e parë, që ekonomistët e quajnë “recesion teknik”. Në tremujorin e fundit, produkti i brendshëm bruto ngeci në nivelin e tremujorit të mëparshëm. Ndërsa të gjithë treguesit e rëndësishëm çojnë në konstatimin se ekonomia gjermane do të shënojë rënie gjatë këtij vitit. Këtë tregon edhe indeksi i rëndësishëm i klimës së biznesit i Institutit nga Mynihu Ifo. Në korrik u publikuan të dhënat e anketës me 9.000 menaxherë të kompanive gjermane ku thuhet se “situata në ekonominë gjermane po errësohet” dhe se do të ketë një rënie gjatë vitit prej 0,3%.

Studiuesit e Ifo nuk janë të vetmit që janë të sigurt se produkti i brendshëm bruto ndoshta do të bjerë përsëri në tremujorin e tretë. Kjo është e qartë edhe për kryeekonomistin e Commerzbank, Jörg Kramer: “Për fat të keq, nuk ka përmirësim në horizont,” i tha Kramer agjencisë së lajmeve Reuters. “Rritjet globale të normave të interesit po influencojnë gjendjen, veçanërisht pasi kompanitë gjermane kanë probleme me vendndodhjen e tyre.” Kolegu i Krämer, Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank e sheh gjendjen ngjashëm: “Problemi është se prodhimi ekonomik është ende vetëm në nivelin para koronës.”

“Gjermania frenohet edhe nga ciklet ekonomike evropiane,” thotë Jens-Oliver Niklasch nga Landesbank Baden-Württemberg (LBBW).

Industria dhe problemet e saj

Gjermania aktualisht është më keq në krahasim me vendet e tjera të industrializuara. Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) këtë vit Gjermania do të jetë vendi i vetëm nga vendet e mëdha që do të ketë një tkurrje ekonomike. Ajo që shqetëson më së shumti është industria, e cila me rreth 24 për qind, përbën një pjesë të madhe të ekonomisë gjermane. Mungesa e porosive nga vendet e tjera është veçanërisht e dukshme në sektorët që varen shumë nga eksportet, si inxhinieria mekanike dhe industria e automjeteve. Tregu i rëndësishëm kinezpas pandemisë së koronës nuk po rimëkëmbet me vrullin e shpresuar.

Kompanitë ende janë duke punuar mirë për shkak të porosive të mëparshme, por duket se edhe këto porosi do të përpunohen së shpejti. Ndërsa porosi të tjera nuk ka shumë – nga marsi deri në maj, për shembull, ka pasur rreth gjashtë për qind më pak porosi sesa në tre muajt e mëparshëm.

Një gamë e tërë shkaqesh

Rënia e ekonomisë gjermane ka shumë shkaqe. Një prej tyre është politika monetare e bankave qendrore. Mbikëqyrësit monetarë duan të frenojnë inflacionin me rritje të konsiderueshme të normave të interesit. Kjo i bën kreditë më të shtrenjta për kompanitë dhe konsumatorët, që pengon dhe ngadalëson industrinë e ndërtimit, e cila është po ashtu shumë e rëndësishme për Gjermaninë, e kjo ngadalëson edhe vullnetin e kompanive për të investuar.

Edhe vendet e tjera si Franca dhe Spanja kanë probleme me kreditë, por ato aktualisht janë në gjendje më të mirë. “Të gjithë fqinjët tanë evropianë kanë një dinamikë të zhvillimit më të lartë ekonomik,” konfirmon Moritz Schularick, Presidenti i ri i Instituti i Kielit për Kërkime Ekonomike Ekonomia Botërore (IfW).

Gjermaninë e ngadalësojnë edhe disa probleme strukturore. Modeli dikur i suksesshëm i biznesit (importimi i energjisë së lirë – veçanërisht ruse – por edhe i lëndëve të para) nuk funksionon më. Krizat e shumta të viteve të fundit (korona, problemet në furnizimin me lëndë të para dhe me produkte, lufta e Rusisë në Ukrainë…) kanë nxjerrë pamëshirshëm në sipërfaqe dobësitë e ekonomisë gjermane. Lista e vështirësive vazhdon: Kompanitë po vuajnë nga kostot e larta të energjisë, ndërsa ato që kanë zhvendosur prodhimin në vende të tjera nuk po kthehen.

Kërkohen zgjidhje të guximshme

 

Një studim aktual nga DZ Bank i sheh kompanitë e mesme – të quajtura zakonisht si “shtylla kurrizore e ekonomisë gjermane” – si veçanërisht të rrezikuara. Autorët vënë në dukje një koktej të vërtetë të disavantazheve të vendndodhjes: përveç çmimeve të energjisë, përmendet mungesa e punëtorëve të kualifikuar, por edhe burokracia e tepërt, taksat e larta dhe një infrastrukturë e dobët e digjitalizimit. Përveç kësaj, Gjermania ka një popullsi të plakur. “Pjesë të mëdha të ekonomisë sonë nuk kanë besim se investimet do të shpërblehen për shkak të kostove të larta, si dhe rregulloreve ndonjëherë kontradiktore,” tha së fundmi Peter Adrian, President i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit.

Ndërsa Schularik shkruan në një artikull në faqen e internetit të institutit të tij: “Nëse Gjermania nuk dëshiron të bëhet përsëri “i sëmuri i Evropës”, ajo duhet të investojë me guxim në sektorët që mund të rriten nesër e jo të përpiqet që me miliarda euro të ruajë industritë e djeshme.”

Sipas Schularick, kjo nënkupton edhe eliminimin e shpejtë të deficiteve të dekadës së kaluar dhe eliminimin e tyre. Më së shumti duhet punuar në: “Eliminimin e prapambetjes në të gjitha fushat digjitale, në krijimin e kapaciteteve shtetërore dhe infrastrukturës publike, ndërtimin e banesave të domosdoshme dhe shtimin e numrit të punëtorëve të huaj për të kundërshtuar ndikimin në ekonomi të plakjes së fuqisë punërtore”./DW

Posted Under:
Bota Ekonomi Kryesoret Opinion
Tagged:
BE Europe Gjermania semure

Nga e njëjta kategori

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como surprizon

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të përfundojë para zgjedhjeve!

më shumë...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e armëve biologjike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.