Gjermania me shpatulla pas muri. Pancerat humben ne St Denis 2-1 përballë Francës ne grupin A te Ligës se Kombeve dhe tashme e sheh veten shume pranë rënies ne një kategori me inferiore.
Ndryshe nga takimi me Holandën Joakim Lev kërkonte te merrte maksimumin ne ndeshjet deçizive duke bere 5 zëvendësime.
Ishin te paret miqtë te cilët ne minutën e 14 kaluan ne avantazh fale një penalltie ne gabimin e Pogba dhe te kthyer ne gol ne Toni Kros.
Pas një pjese te pare te mbyllur me rrjeta te paprekura , e dyta ishte një beteje mes forcës fizike dhe lojërave individuale.
Ne minutën e 62 te zotet e shtëpisë arritën te kthenin gjithçka ne baraspeshe fale Grizman ne një kombinim perfekt me Lukas Hernandes.
10 minuta nga fundi arbitri Mazic akordoi një penallti pas një ndërhyrje te dyshimte ne zone te Humels dhe e kthyer ne gol po nga Grziman.
Një dopiete e rende nga sulmuesi i Atletikos qe fundos Gjermaninë ne humbjen e 6 për këtë vit, një
rekord me vete.
Uellsi mori vendin e pare ne grupin 4 Liga B teksa fitoi ne Irlandë 1-0.
Golin e vetëm për skuadrën e Rajan Gigs e shënoi Uilson ne minutën e 58.
Te njëjtin rezultat arriti edhe Ukraina ne grupin e pare kundër Republikës Çeke . Me golin e shënuar nga talenti Malinovski , skuadra e Andrei Shevcenkos është ne vend te pare ne kuotën e 9 pikëve dhe pothuajse e kualifikuar.
Nga ndeshjet miqësore veçohet beteja amerikano-jugore mes dy rivaleve Brazilit dhe Argjentinës e fituar nga Selesao me rezultatin 1-0 me gol te Miranda ne minutën e 3 te shtesës.





