Subscribe

Policia e drejtorisë së qarkut Gjirokastër zhvilloi operacionin e koduar “Vjosa”, duke sekuestruar një arsenal armësh si dhe një sasi lënde narkotike.

 

Ky operacion u zhvillua në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa ku janë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me celësa dy furgona të bardhë të markës ‘Mercedes Benz’ me targa të falsifikuara.

 

Në brendësi të furgonave janë gjetur një numër i madh armësh, konkretisht 16 armë zjarri (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu), si dhe një sasi e konsiderueshme prej 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa  e cila sipas policisë është prodhuar më herët ndërsa një pjesë e ngurtësuar ishte drejt dekompozimit).

 

Personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit  kishin fshehur në pyll armët dhe drogën me qëllim shmangies së kontrollit.

 

Policia nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me këtë operacion e në mënyre të vecante, emrat e mundshëm të atyre që janë të implikuar në trafik armesh dhe droge.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *