Policia ka gjetur një sasi prej 700 kg kanabis sativa në gadishullin e Karaburunit.
Sasia e drogës u gjet e braktisur në “Depot e Valanidhit” pas një aksioni të Delta Forcës.
Pranë kanabisit u gjeten edhe disa mushka me të cilat besohet se është bërë transporti lendes narkotike deri ne Karaburun, nga ku edhe do të nisej drejt Italisë me gomone.
Ende nuk ka informacion te detajuar nga policia e shtetit ne lidhje me kete aksion apo autoret e mundshem qe do te trafikonin kete sasi droge.





