Subscribe

Ervin Muça, drejtori  i IT-së në Policinë e Shtetit akuzohet se më 2 gusht 2023 duke përdorur kodet e disa punonjësve të tjerë për të mos lënë gjurmë ka kopjuar të dhënat e qytetarëve nga serveri qendror i bazës së të dhënave TIMS. Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra” për Muçën.

Të ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranavera Borakaj, deputeti socialist Petro Koçi dhe ai demokrat Lefter Gështenja duket se nuk kanë gjetur dakordësinë lidhur me arrestimin e Muçës. Sipas Gështenjës, drejtori i IT-së është përdorur dhe ai hedh akuza se është i njëjti person që nxorri listën e pagave të shqiptarëve dhe targat, për t’i përdorur më pas këto të dhëna në fushatë.

Ndërsa Petro Koçi e mohon këtë fakt, duke theksuar se këto të dhëna nuk i hyjnë në punë gjatë fushatës elektorale.

Gështenja: Nuk duhet të fokusohemi vetëm te data 2 gusht. Kemi të njëjtin person, ose të njëtin grup personash që janë përfshirë në marrjen dhe kopjimin e të dhënave dhe nxjerrjen e të dhënave personale në treg. Është i njëjti grup, duke përfshirë Ervin Muçën i cili akuzohet se është i përfshirë edhe në nxjerrjen e listë pagesave, sistemin e targave dhe listën e gjendjes civile.  Nëpërmjet këtyre të dhënave kanë ushtruar presion për të manipuluar procesin zgjedhor. Kjo është arsyeja e kësaj që ka ndodhur.

Koçi: Kjo është fantazi fantastike. Unë kam bërë vetë fushatë. Njerëzit janë në terren, ne i njohim.

Gështenja: Nuk e di nëse ka një përfaqësues të mazhorancës që ka guxim të mbrojë këtë që ka ndodhur. Ndërhyrja në sistemin TIMS ka ndodhur edhe më parë, nuk është hera e parë më 2 gusht 2023. Drejtori në këtë rast është i përdorur, siç u përdor në rastin e listë pagesave.

Koçi: Pse do më duheshin mua në fushatë listë pagesta? Pagat?

Juristi Ledio Braho: Listë pagesat nuk kanë të bëjnë vetëm me pagën e atij personi, por edhe me vendin ku punon.

Koçi: Patronazhisti është një banor i pallatit që e di shumë mirë ku unë banoj dhe ku punoj. Unë mendoj se komisionet hetimore duhet të studiojnë fenomene të ndryshme. Komisionet hetimore në Shqipëri propozohen për pushkatim politk. Këtu epshi i politikës është të bëjë prokurorin. Zgjidhet dikush kryetar komisioni dhe mendon se është kryetar. Kjo është e vërteta e hidhur./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *