Subscribe

Gjykata Supreme ka urdhëruar KQZ-në që Liburn Aliun dhe Labinotë Demi-Murtezajn, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë, por jo edhe bartësin e listës dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. Njësoj është vepruar edhe me Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin, të cilët nuk do të kenë të drejtë kandidimi.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati i njohur nga Kosova, Tomë Gashi, është shprehur se ky vendim tashmë ishte i pritur, por jo i drejtë. Sipas tij, për Kurtin kjo nuk mund të jetë një ndalesë për tu bërë kryeministër.

Tomë Gashi: Ky vendim i Gjykatës Supreme të Kosovës ka qenë i pritur, por jo i drejtë dhe definitivisht tani është hera e tretë që duket se institucionet që janë të kyçura në organizimin e zgjedhjeve të 14-Shkurtit e kanë arritur atë që nuk është dashur të arrijnë kurrë, që ta parandalojnë z.Albin Kurti që të jetë njëri prej kandidatëve për deputet të Kuvendit të Rep. së Koosvës, që do të dalë nga zgjedhjet.

Tani ka mbetur edhe një mundësi juridike, që rasti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo duke patur parasysh se janë vetëm 2 javë e 2 ditë nga zgjedhjet, mendoj që përfundimisht nuk do t’i lejohet Albin Kurtit që të jetë njëri prej kandidatëve për deputet

Alban Dudushi: Ky vendim i Gjykatës Supreme, a e penalizon z.Kurti edhe për të qenë kryeministër i ardhshëm, nëse VV fiton zgjedhjet?

Tomë Gashi: Jo, nuk e penalizon dhe do t’i lejohet, sepse nuk ka kurrfarë ndalese që z.Kurti të jetë kryeministri i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *