Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat shprehet se ka nisur hetimet për punonjësin e gardës, i cili akuzohet se iu ka nxjerrë armën disa protestuesve në zonën e 5 Majit dhe Paskuqanit.

 

SHÇBA bën me dije se kanë nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

“Tiranë – Pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një proteste në zonën e Paskuqanit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) ka nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. SHÇBA (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin”thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *