Kryetari i bashkisë së New York Bill de Blasio ka njoftuar se do tërhiqet nga gara presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.

 

“Ndjehem sikur kam kontribuar gjithçka mundem në këtë zgjedhje parësore dhe nuk është qartë koha ime,” tha ai në një intervistë për MSNBC.

 

“Kështu që unë do të përfundoj fushatën time presidenciale, të vazhdoj punën time si kryetar i bashkisë së New York City dhe do të vazhdoj të flas për njerëzit që punojnë”.

 

58 vjeçari, Bill de Blasio kishte shpallur kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në muajin maj.

 

Sipas ekspertëve amerikanë, de Balasio u tërhoq nga gara pasi kandidatura e tij nuk mori mbështetje, transmeton Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *