Spanja shkon e sigurt drejt kualifikimit ne botëror, ndërsa Italia do te duhet te hyje ne plejoff. Ky është verdikti i takimit direkt mes tyre ne Bernabeu, ku spanjollet i treguan se sa vlejnë italianeve fale edhe nje Isko te papërmbajtshëm. Mesfushori i Realit te Madridit qe luante ne fushën e tij, se bashku me Asension ne maje te sulmit te spanjolleve shënoi qe ne minutën e 13 me nje goditje perfekte dënimi pas nje faulli te Bonucit ndaj Asensios. Bufon u mundua, por pa sukses.

 

Megjithe nje moment shoku, Italia u përpoq, por pa rezultat pasi ne minutën e 40 serish Isko, thuajse nga e njëjta distance por ketë here ne lëvizje dyfishon shifrat. Ne pjesën e dyte pas disa tentativave te italianeve vjen moment kur Morata vulos shifrat ne 3-0 dhe i le kohe edhe David Vijes te rikthehet ne fushe me fanellën e kombëtares.

 

Spanja shkon ne kuotën e 19 pikëve dhe duke pare kalendarin, nuk do te ketë problem te ruaje distancën 3 pikeshe me Italinë qe edhe ne rast se e barazon me pike është përsëri inferiore per shkak te perballjeve direkte dhe golavarazhit. Surprizën ne grup e ka bere Maqedonia qe ne perballjen me Izraelin ka fituar minimalisht me nje gol te Pandev dhe rihap luftën per vendin e trete, duke e kthyer takimin ne Strumice nje finale te parakohshme. Shqipërisë do t’i mjaftoje edhe barazimi ne fakt per te ruajtur vendin e trete pasi ka 12 pike, Izraeli 9 dhe Maqedonia 6.

 

Ne grupin D Serbia mundo Moldavinë 3-0 pa probleme dhe udhëheq me 15 pike. Ne pjesën e pare Gacinovic dhe Kolarov, si dhe Mitrovic ne te dytën sigluan fitoren nen nje shi te rrëmbyer ne stadiumin e Partizanit te Beogradit. Vijon Irlanda te mbetet e dyta me 13 pike pas barazimit 1-1 ne Gjeorgji, por ndjen mjaft pranë Uellsin qe mundi Austrinë 1-0 ne Kardif me nje gol te Udbern ne pjesën e dyte. Ndeshja e fundit ne grup ne tetor mes Uellsit dhe Irlandës duket se mund te kthehet ne nje finale per kualifikimin ne plejof.

 

Ne grupin I ne krye ngjitet Ukraina qe ka mundur pastër ne Kharkiv Turqinë 2-0 me dy gola te Jarmolenkos ne pjesën e pare. Ukrainasit ngjiten ne kuotën 14 pike dhe kane përfituar nga ndërprerja e takimit Kroaci – Kosove ne minutën e 25 per shkak te terrenit te renduar prej shiut, por me tepër nga humbja e papritur e Islandës ne Finlande. Favoritet kane pësuar nje gol ne minutën e 8 te pjesës se pare, pas nje goditjeje perfekte dënimi dhe nuk kane arritur te marrin pike ne derbin nordik. Ukraina është e para e ndjekur nga Kroacia dhe Islanda me nga 13 pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *