E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Video · Politikë

Fushata e partive të vogla

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ndal në fshatin Ahmetaq pranë Vorës. Banorëve dhe simpatizantëve, Mediu u tha se opozita do të realizojë çdo premtim.

 

Kandidati i opozitës në Durrës, Agron Duka, ishte me votuesit në Sektorin Rinia ku u njoh me problematikat e kësaj zone. Ai denoncoi shitblerjen e votës.

Reklamë

 

Ndërsa kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në takimin qe zhvilloi me banoret e njësisë 5 në kryeqytet. Sipas Gjinushit koalicionet e minutës se fundit kanë në thelb, pazarin politik.

 

Nga Korça, ku u takua me banorë të zonës, kryetari i FRD-së Bamir Topi u ndal tek koalicionet. Topi tha se sfida për FRD është të konkurrojë me forcat e veta, jo me forcën e parasë. Topi tha se reforma në drejtësi, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe zgjidhja e çështjes se pronave jane kushte per integrimin ne europe.

 

 

Më shumë video

Reklamë