Franca ka reaguar ashpër për sulmin ndaj policisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës dënoi sulmin dhe e quajti atë si sulm të papranueshëm në Kosovës.

 

Franca shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe bëri thirrje që autorët të vihen shpejt para drejtësisë.

 

Këto ngjarje theksojnë sipas tyre nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

 

Kjo është e vetmja mënyrë që normalizimi i raporteve të ketë sukses dhe që do të lejojë të dy vendet të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *