Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier ku një trup i pajetë është gjetur në lagjen e Backillarave , në zonën e quajtur zona e tubove.

 

Bëhet me dije se trupi i pajetë është i 42-vjeçarit Juljan Prifti, i cili është denoncuar i humbur që në datë 26 mars. Kanë qenë qenë banorët e zonët të cilët kanë ndier erën e keqe që vinte nga trupi i dekompozuar dhe kanë njoftuar policinë.

 

Mësohet se 42-vjeçari kishte borxhe të shumta dhe dyshohet se mund të jetë varur.

 

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *