Subscribe

Beteja me zjarret qe shtohen çdo ditë, po kthehet në një sfidë, jo vetëm për zjarrfikësit, por edhe banorët që jetojnë afër zonave te prekura. Emergjencat civile bëjnë me dije se15 vatra janë ende aktive në Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat dhe Lezhë.

 

Në fshatin Kallarat në Vlorë flaket kane rrezikuar seriozisht edhe banesat.

 

Siç shihet edhe nga kjo video amatore, banorët janë alarmuar, pasi zjarri është shumë pranë shtëpive. Ne këto kushte ata bëjnë thirrje për ndihmë.

 

Flaket ne pyjet e në pyjet e Matit vazhdojnë te përhapen. Problem mbeten dy vatrat në fshatin Frakth të njësisë administrative Komsi, ku janë shkrumbuar disa hektarë.

 

Kryetari i Bashkisë Nezir Rizvani apeloi për ndihmë nga ajri, pasi sipas tij, bashkia nuk i ka kapacitetet dhe mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.

 

Zjarri vazhdon edhe në Malin e Gurrës në Bashkinë Klos, ndërsa vatra te reja janë shfaqur edhe ne Bulqize dhe Dibër.

 

Për shuarjen e flakëve është duke u ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterëve.

 

Ndërkohë në Dukat policia e Vlorës, arrestoi një 37 vjeçar për zjarrëvënie të qëllimshme. I arrestuari është Ali Abilaj, 37 vjeç i cili i kishte vene zjarrin një sipërfaqeje prej disa dynymësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *