Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Fjalimi i fitores/ Rama: Unë, Kryeministri i të gjithë shqiptarëve

27 Prill 20:37

Në fjalimin e parë pas fitores së qartë në zgjedhje, Edi Rama bëri të qartë se nga vota e 25 prillit doli e fituar Shqiperia. Ndërsa falenderoi patronazhistët dhe gjithe aktivistët socialistë për rezultatin, Rama i kujtoi atyre se tashmë mandati i tretë sjell më shumë përgjegjësi.

 

“Por mos harroni kurrë se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi para. Eshtë një fitore e madhe, e bukur që duhet të punojmë me përkushtim për shqiptarët. Me përulësi dhe respekt për këdo.”

 

Rama u kujdes të tregonte një anë tjetër të angazhimit të tij në fushatë: ndjenjën e mungesës që kishte për nënën e tij, Aneta.

 

“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndjekur si hije, që më mungon tmerrësisht sot mes jush, e që shpresoj që po më sheh nga lart, nëna ime, Aneta…”

 

Pjesë të fitores, Rama bëri edhe familjen e tij.

 

“Faleminderit për gjysmën time më të mirë, Linda Ramën, nënën e Zahos, është guri që na mbledh. Grua, shumë faleminderit. Faleminderit edhe Reas dhe Gregut që nuk na keni penguar me mënyrën tuaj të jetesës… jam krenarë për ju. Zaho nuk erdhi se u merzit. Ai nuk mori asnjë votë. Megjithëse bëri fushatë në Vlorë.

 

E pasi mbaroi me falenderimet, lideri socialist dha disa mesazhe për opozitën. Ai vlerësoi fushatën  e demokratëve.

 

“Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre, ishin me skuadër dhe përtej ndonjë aksesi tradicional, demokratët ishin kundërshtarë jo dhe aq të lehtë për të arritur të paarritshmen. Më shumë se kaq ata nuk mund të bënin dot.”

 

Ndërsa Basha, sipas Ramës, duhet të lezojë qartë rezultatin e ta pranojë atë.

 

“Basha, pranoje humbjen me dinjiten me bindjen se bëre aq sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm i kësaj humbjeje aspak turpëruese, e zvogëlon përmasën e asaj që arriti PD përballë makinerisë fituese të PS.”

 

Dhe pavarësisht se çfarë ndodh me fatin politik të Lulzim Bashës, Rama tha se dora e bashkëpunimit është e shtrirë për Partinë Demokratike.

 

“Nuk me takon mua të vendosim se si do ta lexoni rezultatin: e thënë më troç, nëse do të jetë Lulzim Basha ai që do ta drejtojë PD në 4 vite, kjo është puna juaj. Por me apo pa Bashën, opozita jonë është Partia Demokratike. Ndaj kemi detyrim t’i shtrijmë dorën një bashkëpunimi të sinqertë, demokratik e pa asnjë kushtëzim Partisë Demokratike. Dua te jem Kryeministër i gjithë shqiptarëve.”

 

Rama shtoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësite që të zhvillohet, por kjo nuk mund të arrihet pa bashkëpunim dhe duke mbetur në klimën e përplasjeve politike. Ai vërejti se dy ndasitë e mëdha janë trashëguar nga lufta e deri në periudhën e tranzicionit.

 

“E para: komunistë dhe nacionalistë. E vendosur në luftë dhe në komunizëm, si nje mallkim që përçan shqiptarët. Unë kam lindur shqiptar dhe jo socialist, demokratët janë shqiptarë e pastaj janë demokratë. Pra, s’ka ku rri që flasim shqip e flasim si armiq. Ndasia tjetër është ajo që duket edhe në hartën elektorale. Mjafton të dallosh ngjyrat.”

 

Ndërsa vuri në dukje se vetëm politika ka fuqinë që t’i bashkojë palët në të mirë të vendit, Rama e  mbylli fjalën duke thënë se Shqipëria fitoi.

 

“Shqipëria fitoi në 25 prill. Tani është radha jonë që të punojmë për Shqipërinë. Zoti qofte i duruar me ne dhe ne me njeri-tjetrin. Rroftë PS, i madh e i vogël që ka lindur shqiptar. Rroftë Shqipëria.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama fitore Fjalim

Nga e njëjta kategori

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin për pazar në Greqi e Maqedoni

më shumë...

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U bashkuan edhe socialistë!

më shumë...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme, fiton sërish Edi Rama

më shumë...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.